Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës, si vrasje e paralajmëruar

Berisha: Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës, si vrasje e

Kreu i PD, Sali Berisha, ndonëse nën arrest, ka reaguar për vetëvrasjen e 41-vjeçares Bedrie Loka në Durrës.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se ajo prej kohësh kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet, por kërkesa e saj ishte shpërfillur me cinizëm në pafundësi.

 “Të dashur miq, një nënë me katër fëmijë i dha fund jetës në mënyrë tragjike pas rëndimit të gjendjes së saj psikologjike nga sulmet shqetësuese që i bëheshin në TikTok nga anonim mizor.

Ajo prej kohësh kishte kërkuar mbrojtje nga këto sulme te narko-banditë me uniformë, por natyrisht kërkesa e saj ishte shperfillur me cinizëm në pafundësi. Por ky është vetëm krimi i shëmtuar i rradhës ndaj femrës shqiptare. Janë jo një, por disa gra të cilat edhe pasi kanë marrë mbrojtje me vendim gjykate kanë rënë viktimë e plumbave apo thikave të kriminelëve ndaj të cilëve kishin kërkuar mbrojtje.

Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe indiferencën e vrasësve edhe bashkpunimin e banditëve me uniformë me vrasësit”, shkruan Berisha.

 

 

Të fundit