Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Vizita e Ramës në Greqi është ndërhyrje flagrante në fushatë elektorale

Berisha: Vizita e Ramës në Greqi është ndërhyrje

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama të dielën në Greqi me komunitetin shqiptar. 

Nga tubimi qytetar, Berisha e cilësoi takimin e kryesocialistit si ndërhyrje flagrante në fushatë elektorale. 

Berisha: Thashë dhe njëherë nuk do merresha me takimin me diasporën, mallin e pashuar të shqiptarëve për të, por nuk kam si të mos merrem kur ky takim bëhet në një moment elektoral dhe përbën një ndërhyrje flagrante në fushatë elektorale të një vendi i cili pavarësisht se kush ka qenë në pushtet, ka rritur në mënyrën më progresive standardet e trajtimit të emigracionit shqiptar në atë vend.
Vetëm një njeri pa mend, vetëm një njeri që nuk gjen interes tjetër përveç interesit të tij personal, niset në një vizitë të tillë.
Atyre shqiptarëve, do të më falin, por të paktën nga mendja, që e marrin këtë si një karshillëk që po i bën Greqisë Edi Rama me takimin, u them se u ka mbetur koha tek Enver Hoxha.
Se gjatë këtyre 30 viteve, në shtetin fqinj kanë gjetur strehë, kanë gjetur punë, kanë ndërtuar familje, ndoshta rreth 1 milion shqiptarë.
Miqtë e mi, ka edhe arsye të tjera. I fundit njeri që mund të imagjinonte të takonte diasporën është armiku i diasporës dhe kombit shqiptar, Edi Rama.

Të fundit