Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha vizitë në familjen e kryebashkiakut të parë të Vlorës: Janë shquar për patriotizëm

Berisha vizitë në familjen e kryebashkiakut të parë të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vazhduar takimet gjatë ditës së sotme në Vlorë. Ai ka vizituar familjen kryetarit të parë të Bashkisë, Abaz Mezini.

Berisha shkruan në Facebook, se familja e Abaz Mezinit është një nga themelueset e qytetit të Vlorës. Abaz Mezini ka qenë kryetari i Komitetit për Sigurinë e shpalljes së Pavarësisë dhe kryetari i parë i Bashkisë Vlorë.

Postimi:

Sot në Vlorë, në familjen e Kryetarit të parë të Bashkisë.

Të dashur miq, sot gjatë vizitës në Vlorë, kryeqytetin e Pavarësisë, pata kënaqësinë të ndalesha në familjen Mezini. Për të kuptuar vendin e veçantë që ka kjo familje në historinë e qytetit dhe të Shqipërisë, një historik i shkurtër:

Familja e Abaz Mezinit është një nga familjet themeluese të qytetit të Vlorës. Abaz Mezini ka qenë kryetari i Komitetit për Sigurinë e shpalljes së Pavarësisë dhe kryetari i parë i Bashkisë Vlorë.

Familja Mezini, sipas dokumenteve të hershme, përmendet për herë të parë në arkivat e Stambollit në vitin 1640, si e vendosur në Vlorë.

Familja ka qenë e spikatur në jetën ekonomiko-politike prej shekujsh në Vlore, duke kulmuar me aktivitetin patriotik në 1912.

I pari i fisit, Abaz Mezini, emrin e të cilit mban rruga në lagjen Tophana, ku gjenden sarajet e fisit, dikur 4 kulla me gurë dy katëshe, me porta të larta ku hynte një karrocë me kuaj brenda.

Komunizmi e detyroi fisin t’i ndanin kullat duke i quajtur ‘borgjeze’, me fshatarë të ardhur nga fshatrat, besnikë të partisë.

Mezinajt janë shquar për patriotizëm.

Abaz Mezini ishte kryetari i parë i Bashkisë, komanduar nga Porta e lartë në vitin 1908. Me rrogën e tij, të cilën nuk e mori kurrë, u ndihmuan familjet me jetimë, dhe u hap shkolla e parë e gjuhës shqipe në Vlorë, në lagjen ‘Muradie’.

Në librin me kujtime, Ismail Qemali paraqet disa letërkëmbime me Abaz Mezinin i cili ishte kryetari i Komitetit të shpalljes së Pavarësisë.

Ky i fundit siguroi paprekshmërinë në Vlorë të Ismailit, në një kohë kur kërkohej ekzekutimi tij nga qarqet antishqiptare.

Nuk është rastësi që pas shpalljes së Pavarësisë, Ismail bej Vlora, vizitën e parë e bëri në familjen Mezini, me të cilën e lidhnin miqësi e krushqi.

 

Të fundit