Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha voton për kandidatët e Këshillit Kombëtar të PD-së, jep mesazhin për deputetët që nuk ishin në Kuvend

Berisha voton për kandidatët e Këshillit Kombëtar të

Sali Berisha ka votuar për 150 emrat e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Pas përfundimit të votimit Berisha foli për mediat. Ish-kryeministri tha se ky ishte Kuvendi i bashkimit të bazës, qëllimit kryesor të tij.

Berisha voton për kandidatët e Këshillit Kombëtar të

Berisha komentoi dhe mungesën e deputetecë dhe u dha mesazhin se “ky tren” nuk ndalet më:

“Të garantoj se ky Kuvendi ishte i bashkimit, sot në sallë ishin me qindra delegatë, aty në atë listë ka dhjetëra të propozuar për anëtar të Këshillit nga ato demokratët që para 6 marsit qëndruan në pozicion tjetër. Detyra ime është bashkimi i bazës dhe ju i shihni xhirot e ish-kryetarit, për të kuptuar që dëshmojnë se sa e bashkuar është sot PD në bazë. Një pjesë e mirë e deputetëve ishin, një pjesë tjetër nuk ishin, dy gjëra për ato, ky tren s’mund të ndalet kurrë, treni i PD të Rithemeluar është treni shpëtimtar i Shqipërisë. S’ka më kohë të shpenzohet me problemet e brendshme, cili do që do t’i bashkohet trenit është i mirëpritur."

Kujtojmë se pas përfundimit të votimeve, pritet të dalin emrat e e 150 anëtarëve të Këshillit Kombëtar bashkë nënkryetarët e partisë, sekretarin e përgjithshëm dhe Kryesinë e Partisë. Që prej më shumë se 6 orësh 1425 delegatë nga 1800 gjithsej janë mbledhur sot në Pallatin e Kongreseve për të mbajtur punimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Çfarë vendimesh u morën sot në Kuvendin Kombëtar:

  • U miratian ndryshimet në statut
  • U miratua data 22 maj për zgjedhjet për kryetarin e PD
  • U shpall vakanca për pozicionin e kryetarit të grupit parlamentar të PD
  • U miratua rezoluta.
  • Përzgjedhja me votim të fshehtë e Këshillit Kombëtar të PD

Të fundit