Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Vrasja e Martin Canit ishte 100 përqind një krim i parandalueshëm

 Berisha: Vrasja e Martin Canit ishte 100 përqind një krim i

Gjatë fjalës së mbajtur ne tubimin qytetar, lideri i PD, Sali Berisha është ndalur te vrasja tragjike e 14-vjeçarit, Martin Cani, duke akuzuar mungesën e veprimeve të shtetit. ‘Ky akt që ka tronditur të madh e të vogël në çdo vatër shqiptare, ishte një akt 100% i parandalueshëm. Por ky akt në një shtet si ky, ku mbulohet krimi është krejtësisht i mundshëm dhe i pa parandalueshëm’, theksoi në fjalën e tij, Berisha.

Berisha: Në një hark kohor 5 ditor, tre të rinj humbën jetën.
Njëri prej tyre është një nga ekzekutimet publike më të dhimbshme në historinë e këtij vendi.
Çdo njeri tjetër sigurisht është i dhimshëm dhe ka peshën e vet, por Martin Cani, sportisti i talentuar, nxënësi 14-vjeçar u ekzekutua publikisht pas një sherri pothuajse një javor që përfshiu 10-15 moshatarë të tij.
Ky akt që ka tronditur të madh e të vogël në çdo vatër shqiptare, ishte një akt 100% i parandalueshëm.
Por ky akt në një shtet si ky, ku zulmohet krimi është krejtësisht i mundshëm dhe i pa parandalueshëm

Të fundit