Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha ‘zbërthen’ profilin e kandidatit për bashkinë e Tiranës. Alimehmeti? Ka vlerësimin tim maksimal

Berisha ‘zbërthen’ profilin e kandidatit për bashkinë

Ndërsa ndodhemi disa muaj para zgjedhjet vendore 2023, kreu i PD, Sali Berisha ka ndërtuar profilin e kandidatit të opozitës për bashkinë më të madhe në vend, të Tiranës.

I ftuar në ‘Opinion’, Berisha nuk foli për emra, por tha se personi më adapt është ai/ajo që do jetë më i votuari në primare.

Sipas tij, profili politik deri tani ka nxjerrë PD fituese në Tiranë katër herë.

Pjesë nga biseda:

Kush duhet të jetë kandidati për Tiranën?

Kandidati më adapt ai që do jetë më i votuar nga primaret.

Ilir Alimehmeti?

Është me reputacion dhe vlerësimin tim e ka maksimal, por a do jetë ai apo tjetër nuk e di.

Profili i një kandidati për Tiranën?

Tiranën e kemi fituar me profil politik 4 herë, me Albert Brojkën, Sali Kelmendin, Spartak Ngjelën dhe me Lulzim Bashën. Do të thotë se fiton profili politik. Jemi më të qetë. Ai që merr më shumë vota në primare ai do shkojë në garë.

 

 

 

Të fundit