Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha zbulon datën e protestës së radhës

Berisha zbulon datën e protestës së radhës

Kreu i Sali Berisha ka njoftuar zhvillimin e një proteste kombëtare më 8 maj në Tiranë, duke e cilësuar atë si “kryengritjen më të fuqishme paqësore” kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit për të protestuar ndaj asaj që ai e quan “qeverisje kriminale” dhe “narkoministra”.

Berisha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Rama se ka ndërhyrë për të bllokuar arrestimin e zyrtarëve të lartë, duke përmendur konkretisht rastin e Belinda Balluku.

Sipas tij, vendimet politike kanë ndikuar në proceset e drejtësisë për të mbrojtur figura të rëndësishme të qeverisë.


Në datën 8 maj shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi kundër kreut të organizatës kriminale, kundër Edi Ramës dhe narkoministrave.

Ju jeni dëshmitar se pasi bllokoi arrestimin e Lubi Ballukut, për afera të përbashkëta me Ramën për të cilat në një vlerësim paraprak, prokurori përcaktoi 36 vite burg kërkesën e tij. Natyrisht nuk kishin më pakt për Ramën në atë mes. Me mandatet e krimit bllokoi arrestimin e Ballukut për të mbrojtur veten”, tha Berisha.

Të fundit