Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha zbulon skemën e vjedhjes së pronave: I gjithë operacioni drejtohej nga AKSHI

Berisha zbulon skemën e vjedhjes së pronave: I gjithë operacioni

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta për një skemë të organizuar të tjetërsimit të pronave, duke pretenduar se pas saj qëndrojnë struktura shtetërore dhe zyrtarë të lartë.

Berisha tha se bëhet fjalë për një operacion të mirëorganizuar, ku pronat kalojnë në disa duar për të humbur gjurmët e origjinës.

Sipas Berishës, ndërhyrjet në sistemin e pronave janë bërë edhe përmes manipulimeve digjitale, duke deklaruar se i gjithë operacioni është koordinuar nga AKSHI.

Berisha: Operacionet e kadastrës janë operacionet që tejkalojnë miliarda tjetërsimesh. Në një zinxhir, vetëm mafia më e sofistikuar mund të kujtohej që ta ndërtonte në atë mënyrë. Prona i është transferuar X-it këtu. X-it i është thënë, do t'ia çosh tjetërkujt, atij atje, një personi tjetër. Ai tjetri do t'ia transferonte një të tretë, të katërt, të pestë me radhë, gjersa të zhdukej çdo gjurmë për pronën dhe fundor do të ishte një mafioz qeveritar, një baron droge, një ministër, vëllai i një ministri. Ata janë bërë pronarë në tokat më të çmuara, vetë Edi Rama me Kanionin e Gjipesë. Kujtojeni pak, kur janë ngritur çështje e kanionit. Aty tha, se është atje në majë të malit, atje lart se ç'është një pronë e kështu maja e malit. Ai është, kanioni është buzë detit, dhe më ka hedhur dhe në gjyq. Kanioni është buzë detit. Dhe kanioni i Gjipesë rreshtohet në në 10 apo 20 kanionet më të bukura të botës.

E pa peshkaqeni. Asnjë lidhje. Ai Koleka i tij që shkon e merr 30 dhe 31 gomarë kishte si prona. Po po, me dokumenta. Jo, jo, janë me dokumenta. Ju them unë ju që ta dini, ishte një koleg tjetër ai, po ai s'e kishte pronë. Jo. Koleka i pasur, nuk është Koleka i tij. S'ka qenë koleg tjetër ai. Dhe Kanioni i Gjipesë, që na thoshte atje sipër malit, malit sipër, atje ku është atje një copë tokë atje kush u mor, është marrë Olsi, s'jam marrë unë, s'është e imja, se Olsin s'e ka vëlla. Merr kanionin, dhe janë ndërruar 18, 12 apo 15 drejtora e hipotekën në Vlorë, vetëm për të bërë çfarë kanë dashur me tokat e bregut. Kadastra, si i kanë ndryshuar? Ua them unë ju. Kanë deshifruar pas-kodet e qytetarëve, të e-maileve të qytetarëve. Dhe pastaj kanë ndërhyrë me e-maila, kanë bërë ç'kanë dashur, duke mashtruar, falsifikuar, autorizuar, e tjerë. I tërë ky operacion është drejtuar nga AKSHI.

Të fundit