Flash News

Ditari i Opozitës

Berishën apo Bashën? Andi Lila zgjedh të preferuarin e tij mes tyre

Berishën apo Bashën? Andi Lila zgjedh të preferuarin e tij mes

Ish -futbollisti i kombëtares shqiptare u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së në zgjedhjet e 17 Korrikut, teksa në këtë forcë politike mban dhe postin Koordinator Kombëtar për Sportin.

I pyetur se kush është i preferuari i tij mes ish-kreut historik të PD-së, Sali Berisha dhe kreut aktual, Lulzim Basha, i preferuari  Lila tha se për të është Basha.

Ai thekson se me Berishën nuk ka pasur kurrë komunikim, ndërsa me Bashën kjo ka ndodhur dhe e konsideron këtë të fundit lider dhe kapitenin e anijes së PD-së.

“Të them të drejtën Sali Berishën nuk e kam takuar kurrë, lideri jonë historik, unë jam padiskutim për Bashën si figurë si lider, është një lider që unë e ndjek. Sali Berisha është lideri historik i Partisë Demokratike, njeriu që ka bashkëpunuar me amerikanët për një kohë të gjatë. Ne jemi një familje e madhe, në familje duhen të gjithë, kapiteni është Lulzim Basha nuk e vë në diskutim fare. Di që familja është e madhe,  anija do të shkojë në destinacion”, është shprehur Lila në "Top Talk"

Të fundit