Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Do ta çojmë betejën deri në fund”/ Një analizë 120 ditore e Facebook të Bashës: ngushëllime, qoka dhe fushatë personale. Vetëm 9 statuse kundër Ramës

Më 26 prill, një ditë pas disfatës për herë të tretë të PD në zgjedhjet parlamentare (në ato të 2013 ishte Berisha kryetar), Lulzim Basha, shefi i palës humbëse, u shfaq në shkallët e mëdha në hyrje të selisë blu për të bërë një deklaratë. Më saktë për fjalimin e humbjes dhe të ngushëllimit për mbi 600 mijë demokratë që kishin votuar siglën bardhë-e-blu të PD. Sërish 60 mijë më pak se sa në humbjen e parë të zinxhirit të humbjeve, që kur partinë e mori Basha, vitin 2013. Shifër e rikonfirmuar nga paraadhësi i Bashës në PD, Sali Berisha në një intervistë të së hënës mbrëma me Erla Mëhillin në Euronews Albania.
Dekorin e Bashës mbrëmjen e 26 prillit e luanin deputetët që kishin arritur të fitonin. 54 burra e gra transkriptonin me mimikë një përzierje të çuditshme të një gëzimi fëminor për faktin se ishin tashmë deputetë (një pjesë për herë të parë), dhe mllefit se mund të kishin bërë më shumë. Nëse partia e tyre do të kishte fituar secili prej tyre ishte në të drjetën e vet të ëndërronte si ministër potencial.
Ajo pamje, si në një procesion mortor, mbahet mend më shumë se fjalimi i Lulzim Bashës. Ai tha, pak a shumë, atë që pritej: na i vodhën zgjedhjet, regjimi Rama-Doshi etj etj.
Fjalia me të cilin mbylli fjalimin mbeti në kujtesë po aq sa pamja që Basha kishte zgjedhur për kartolinën e ‘ngushëllimit’. “Do ta çojmë betejën deri në fund”, tha Basha, me një zë ku përqendrohej ‘kërcënimi’ dhe përbetimi për opozitë të fortë kundër kryeminsitrit Rama dhe të tijve.
Fraza u përmbys në parodi, sa në memet e rrjeteve sociale aq edhe në studiot e emisioneve televizive të mbrëmjes. Ylli Rakipi, Arian Çani, Artur Zheji, Edvin Kulluri dhe Arian Curi, në emisionin ‘Të paekspozuarit’, duke ndjekur klipin ku Basha përbetohej për ‘betejën deri në fund’, prodhuan, ndoshta, episodin televiziv më spektakolar të tranzicionit. Duke mos mundur të mbanin të qeshurat, drejtuesi u detyrua të fuste reklamë.
Çuditërisht, Lulzim Basha nuk vonon për t’u takuar me parodinë që luhet mbi personazhin e tij. Gazetarët e Politiko kanë hulumtuar aktivitetin e kryetarit të opozitës në Facebook, që nga 26 prilli, pra një ditë pas humbjes në zgjedhje dhe fjalimit famëkeq, deri në fund të verës, më 29 gusht.
Të dhënat janë aty, por jo gjurmët e ‘betejës’ së kryetarit të PD, i cili u rikonfirmua për herë të tretë në detyrë në mes të qershorit. Në 124 ditë që shtrihen mes dy datave të analizuara Basha (apo ekipi i tij) kanë hedhur 124 statuse, pra mesatarisht 1 në ditë (ka ditë të tëra pas asnjë reagim, siç ka edhe ditë -ato gjatë fushatës së brendshme-me 4,5 statuse). Ndër ta, thelën e luanit, 90 të tilla, e zënë statuset për aktivitetet e Bashës që kanë të bëjnë me fushatën për kryetar të PD. ‘Shqetësimi’ i dytë për shefin e rikonfirmuar të PD janë statuset për festat fetare apo civile, apo urimet për personazhe dhe aktivitete të ndryshme, 15 të tilla. Pesë më pak, pra 10 statuse, kanë të bëjnë me ngushëllime vdekjesh apo mesazhe përkujtimore.
Të fundit, 9 statuse ose deklarata në Faceboook shqetësohen me ‘qeverinë Rama’ dhe aktivitetet e saj. Basha ka konsumuar një ‘fishek më pak’ në betejën që ‘do ta çonte deri në fund’ për kundërshtarin politik i cili, sipas tij i vodhi zgjedhjet (për të dytën herë), se sa për ngushëllimet për vdekjet e personazheve partiakë, apo, deri edhe te babai i ndjerë i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli. Por, edhe në parodi ka shpresë. Sepse, më 10 shtator, pra pas tri ditësh, fillon punimet Kuvendi i Shqipërisë dhe Basha me 54 palikarët e tij ndoshta e kanë lënë për ta filluar betejën mu atë ditë.
Statuset e Bashës anti-qeveri:








Statuse me përmbajtje urimesh dhe rutinë e partisë:













Aktiviteti i kryedemokratit në Facebook si pjesë e fushatës së PD-së:






























































Mesazhe ngushëllimi dhe përkujtimore:










Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38