Flash News

Ditari i Opozitës

Bindja Demokratike: Pilotimi i votimit elektronik të aplikohet vetëm në Tiranë

Bindja Demokratike: Pilotimi i votimit elektronik të aplikohet vetëm
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi

Partia Bindja Demokratike i ka dërguar Komisionit Qendror të zgjedhjeve propozimin e saj që projekti pilot për numërimin dhe votimin elektronik në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të aplikohet vetëm në Tiranë.

“Në përgjigje të shkresës suaj kur kërkoni opinionin tonë për zonën zgjedhore se ku do të aplikohet në zgjedhjet e 25 prillit 2021, projekti pilot për kryerjen e procesit të votimit nëpërmjet teknologjisë së informacionit ne kërkojmë që kjo zonë të jetë Tirana”, thuhet në shkresën që mban firmën e Astrit Patozit.

Një ditë më parë në KQZ dërguan propozimet e tyre edhe Partia Demokratike dhe Socialiste. Palët bashkohen të dyja për qarkun e Korçës ndërsa ndahen në Tiranë dhe Fier. 

Disa ditë më parë KQZ u kërkoi partive që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të depozitojnë propozimet e tyre për teknologjinë në zgjdhje, siç është parashikuar në marrëveshjen e 5 qershorit.

Të fundit