Flash News

Ditari i Opozitës

Blushi akuza Dumanit: Dëshmitarët kundër Metës janë pengje të Ramës dhe SPAK

Blushi akuza Dumanit: Dëshmitarët kundër Metës janë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një konferencë për mediat akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani, se po përdor dëshmitarë të paqëndrueshëm për të goditur Ilir Metën.

Sipas Blushit, këta dëshmitarë janë pengje të Edi Ramës me qëllim izolimin politik të presidentit të PL. Blushi hodhi akuza edhe ndaj Endrit Braimllarit.

“Alibia e dëshmitarëve të paqëndrueshëm kundër Ilir Metës nuk provon gjë tjetër, veçse ata janë pengje të SPAK dhe të Edi Ramës. Ironia më e madhe është se vetë Altin Dumani që flet për intimidim, mund të akuzohet sipas këtij pretendimi si intimidues dëshmitarësh, meqë njëri prej tyre i paqëndrueshëm hyri në zyrën e tij me teserën e PL-së dhe doli me teserën e PS, madje edhe kandidat për deputet i Edi Ramës në zgjedhjet parlamentare.

Të gjitha janë manipulime për të zbatuar një porosi politike të Edi Ramës që e donte Ilir Metën të izoluar në ekstrem, duke keqpërdorur SPAK si vegël për t’i mohuar atij të drejtën e ushtrimit të lartë politik, si një prej dy liderëve të opozitës”, deklaroi Blushi.

Të fundit