Flash News

Ditari i Opozitës

Blushi nxjerr mesazhet: Zyrtarja e bashkisë Vlorë kërcënon punonjësit të marrin pjesë në takimet e Ramës

Blushi nxjerr mesazhet: Zyrtarja e bashkisë Vlorë kërcënon

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka nxjerrë mesazhet që admnistrata publike ju dërgon punonjësve duke i kërcënuar të marrin pjesë në takimet e kryeminnistrit Rama.

Blushi shkruan në Facebook se zyrtarët i paralajmërojnë punonjësit se në rast se nuk marrin pjesë në takime, do të mbajnë përgjegjësi për mungesat. Partia e Lirisë i ka bërë thirrje punonjësve të mos frikësohen, por të zbatojnë ligjin dhe statusin e tyre.

Blushi kërkon reagim nga ana e Prokurorisë për kërcënimet e nënrkyetares së Bashkisë së Vlorës, Aulona Vezi, kundrejt punonjësve të admnisitratës publike.

Statusi:

Kërcënimi i punonjësve të administratës publike për të marrë pjesë me detyrim në takimet e Edi Ramës, duke i paralajmëruar me “mbajtje përgjegjësie” (nënkupto shkarkim nga detyra), është një vepër shume e dënueshme penale.

Prokuroria duhet të reagojë menjëherë ndaj Nënkryetares së Bashkisë së Vlorës, Aulona Veizi dhe ta procedojë penalisht për këtë krim të shëmtuar për llogari dhe me urdhër të Edi Ramës.

Duke u solidarizuar me punonjësit e administratës publike u bëjmë thirrje të mos frikësohen, të zbatojnë me përpikmëri vetëm ligjin dhe statusin e tyre, si dhe të refuzojnë pjesëmarrjen me pahir në mitingjet mashtruese të Edi Ramës.

Partia e Lirisë dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë do të jenë gjithmonë në mbrojtje të lirive, të drejtave të tyre dhe te zbatimit të ligjit.

Modeli shtypës i qeverisë së Edi Ramës është në largim! Ora e llogaridhënies po afron!

Blushi nxjerr mesazhet: Zyrtarja e bashkisë Vlorë kërcënon Blushi nxjerr mesazhet: Zyrtarja e bashkisë Vlorë kërcënon 

Të fundit