Flash News

Ditari i Opozitës

Blushi takim me kandidatin e koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Pustecin: Më 14 maj vjen ndryshimi

Blushi takim me kandidatin e koalicionit "Bashkë Fitojmë"

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ndarë një foto pak më para në llogarinë e tij në Facebook nga një takim i zhvilluar në Pustec.

Blushi shprehet se programi i kandidatit të koalicionit “BASHKË Fitojmë”, Pandi Jani, është në shërbim të plotë të qytetarëve, në veçanti të të rinjve.

Në takimin në Pustec ka marrë pjesë dhe deputeti, Edmond Spaho.

Reagimi i plotë:

Një takim super entuziast në Pustec, me Kryetarin e ardhshëm të Bashkisë, z.Pandi Jani dhe me strukturat e Shtabit të përbashkët të Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ku merrte pjesë edhe deputeti, Edmond Spaho.

Komuniteti i mrekullueshëm, shumë i dashur dhe punëtor maqedonas e ka përqafuar Ndryshimin dhe qartazi do të votojë për të më 14 Maj.

Programi i shkëlqyer i Pandi Janit për rikthimin e Bashkisë Pustec në shërbim të plotë të qytetarëve, në veçanti të të rinjve, për taksa dhe tarifa të ulta dhe për më shumë zhvillim të turizmit janë garanci për fitoren e padiskutuar.

Me një përfaqësues të tyre të spikatur dhe me shumë vlera si Pandi Jani, i cili çdo ditë do të jetë në krye të punëve për një të ardhme më të mirë të qytetarëve dhe bashkëkombasve të tij, Pusteci do të marrë shkëlqimin e merituar, në mbështetje të angazhimin tonë konstant për ruajtjen e identitetit, vlerave e traditave të vyera të minoritetit maqedonas.

Bashkë Fitojmë në Pustec dhe në të gjithë Shqipërinë!

Të fundit