Flash News

Ditari i Opozitës

Blushi tregon gjendjen e Metës: Jam në kontakt të përditshëm, mbahet pa asnjë akuzë

Blushi tregon gjendjen e Metës: Jam në kontakt të

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka folur për gjendjen e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në burg pas akuzave të SPAK.

Për Euronews Albania, Blushi u shpreh se Meta është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Kam komunikuar çdo ditë dhe jam në kontakt të përhershëm. Është në një gjendje të shkëlqyer shëndetësore, kjo ka rëndësi”, tha Blushi.

Blushi e quajti arrestimin e Metës një rrëmbim nga grupet kriminale dhe u shpreh se po hetohet në lidhje me personat që morën pjesë përkrah forcave policore.

“E kam denoncuar edhe më herët; është një akt terrorist. E kam denoncuar edhe në deklaratat e mia, që personazhe të lidhur me botën e krimit në Durrës dhe Shkodër. Jemi në proces hetimi për të publikuar edhe fytyrat dhe emrat e këtyre banditëve që morën pjesë. Të gjithë shqiptarët duhet t’i njohin me emër dhe mbiemër, pasi këta guxuan të shkelin ligjin. Jemi ende në proces verifikimi, i cili do të shoqërohet edhe me kallëzim penal, që askush të mos marrë pjesë si palë e policisë. Kemi të bëjmë me një atentat mafioz të grupeve kriminale. Në të tilla aksione, këto grupe të maskuara me uniformën e shtetit ndërhyjnë në aksionet policore, dhe askush nuk është prezantuar si punonjës i policisë. Pamjet janë regjistruar me iPhone, dhe nuk dihet kush i posedon këto pamje; një operacion terrorist i urdhëruar nga Edi Rama dhe Altin Dumani. E quaj rrëmbim, pasi pas 30 minutash askush nuk e dinte vendndodhjen e presidentit të Partisë së Lirisë. Ai është mbajtur në ambientet e policisë pa asnjë akuzë,” tha Blushi.

Të fundit