Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi denoncon Bashkinë e Elbasanit: Drejtorët intimidojnë punonjësit për votën, kam fakte konkrete të abuzimit

Boçi denoncon Bashkinë e Elbasanit: Drejtorët intimidojnë

Kandidati i opozitës për kryebashkiak në Elbasan, Luçiano Boçi ka denoncuar bashkinë e Elbasanit si një institucion që ka persona të inkriminuar.

I ftuar në studion e MCN Tv, Boçi deklaroi se ka individë, drejtorë të cilët kanë intimiduar punonjës për votën teksa theksoi se do t’i denoncojë me fakte.

Boçi shtoi se inceneratori i Elbasanit është një helm i shtuar mbi helmin që u përhap në çeljen e fushatës.

“I kam të gjitha të dhënat, të gjithë drejtorët që kanë intimiduar punonjës për votën dhe do i denoncoj të gjithë sepse kjo është e turpshme. Se sa do veprojë drejtësia është pjesë tjetër por denoncimi mbetet aty.  Aktualisht kam hequr kostumin politik dhe jam te profili i qytetarit, por si politikan kam të drejtë të denoncoj me fakte konkrete të abuzimit.

Se sa i takon inceneratorit të Elbasanit dhe ai është një helm i shtuar mbi helmin që u hap për fushatën. Sot po helmojnë Elbasanin, sepse aty nuk ka inceneratorë, por thjesht një djegie të mbetjeve që çlirojnë ata gazrat helmuese”, deklaroi Boçi.

Të fundit