Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi denoncon situatën në spitalin e Elbasanit: Janë pezulluar operacionet, rrezikohet urgjenca

Boçi denoncon situatën në spitalin e Elbasanit: Janë

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka denoncuar situatën në Spitalin e Elbasanit.

Në një postim në Facebook, Boçi shkruan se janë pezulluar operacionit e planifikuara, madje rrezikohet edhe shërbimi i urgjencës.

Sipas Boçit, pacientët janë detyruar të blejnë në farmaci edhe mjete elementare teksa përballen me mungesën e mjeteve mjekësore.

Postimi i Boçit:

Nga sot në spitalin rajonal të Elbasanit janë pezulluar operacionet e të gjitha niveleve të planifikuara.

Rrezikohet madje dhe shërbimi i urgjencës.

Nuk ka materiale e mjete mjekësore deri dhe garza e lekoplast.

Situata ka degraduar sa njerëzit blejnë në farmaci dhe gjërat më elementare, siç është aparati i serumit që kushton vetëm 20 lekë.

Njerëzit janë të pashpresë!

Rama vazhdon shoën e rradhës

 

Të fundit