Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi është gati të lërë mandatin për Bashkinë e Elbasanit, kush e zëvendëson në Parlament

Boçi është gati të lërë mandatin për

Luçiano Boçi është gati të lërë mandatin e deputetit për të drejtuar Bashkinë e Elbasanit, për qytetin që ai tha se i ka shumë borxhe. Deri më tani, Boçi është i vetmi që ka shpallur kandidaturën për primaret e Elbasanit.

I pyetur se kush do ta zëvendësonte në Parlament, Boçi tha se radha shkon te Qani Xhafa, për të cilin theksoi se është një njeri pranë votuesve.

“Në dijeninë time tani për tani në mbarim të afatit rezultoj të jem kandidati i vetëm në primaret e PD për bashkinë e Elbasanit. Është merita e gjetjes së gjuhës së përbashkët mes personave me reputacion politik.

Pjesa tjetër e zëvendësimit. Personi që më zëvendëson është Qani Xhafa është një nga njerëzit më me influencë në zonë. Ka marrë një numër t madh votash. Ka dhënë rezultate që banorët e vlerësojnë. Pozicionimi i tij ka qenë në shërbim të votuesit. Pozicionim do e artikulojë vetë në momentin kur do marrë mandatin”, deklaroi ai.

Të fundit