Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi: Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë e tha troç se "non grata" e Berishës u lobua nga pisi Rama!

Boçi: Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë e tha troç

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe deputeti i PD, Tomorr Alizoti, ishte sot pjesë e një takim me demokratët e Vlorës.

Në fjalën e tij, Boçi akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka përdorur gjithçka për të asgjësuar, opozitën,   bashkë me drejtësinë e re, duke lobuar non gratën e Sali Berishës dhe duke e arrestuar atë.

Vlora është shumë e rëndësishme. Sot ne jemi në luftë. Unë nuk e përdor fjalën betejë se e kanë shpërdorur, por ama jemi në një luftë që na e kanë imponuar, në të cilën banditët me kostum politik apo pa politik, duan që të na asgjesojnë me çdo kusht, që të mos luftojmë, të mos bashkohemi.

Edi Rama ka përdorur gjithçka për të na asgjësuar, të gjithë arsenalin e tij korruptim dhe kriminal, bashkë me drejtësinë e re që e ka shndërruar në kobure të vjetër politike, duke lobuar non gratën e Sali Berishës dhe duke e arrestuar atë. Dhe në rrafshin parlamentar, duke dashur t’i heqë hapësirën jetike opozitës në Kuvend.

Nuk ia doli dot. lufta ende vazhdon. Dhe tani nuk jemi vetëm. Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë ia tha troç se shpallja non grata e Berishës është antiligjore, është lobuar nga ky pisi, nga Edi Rama, me kanalet e tij korruptive dhe ky është kryeministri që pastron para me ndërtime, bashkëpunon me krimin dhe ka eliminuar proceset zgjedhore në Shqipëri.

 

 

Të fundit