Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi: Komisionet hetimore do të demaskojnë aferat korruptive

Boçi: Komisionet hetimore do të demaskojnë aferat korruptive

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka komentuar aksionin opozitar.

I ftuar në Syri TV, Boçi tha se me komisionet hetimore për të cilat arriti dakordësi me Partinë Socialiste, do të demaskojnë aferat korruptive të qeverisë Rama.

Sa i përket vulës së PD, Boçi tha se është Rama ai që e mban peng dhe e komandon që të marrë vendime absolute, siç ishte rasti i 21 Janarit.

Boçi: Përderisa pretendohet që është çështje, sigurisht që ne duhet të prisnim reagimin juridik por i kthehemi së vërtetës. Nuk është çështje juridike çështja e vulës, është çështje politike sepse është Rama ai që e komandon drejtësinë, është e faktuar një gjë ë tillë edhe në artikulimet e fundit. Është Rama ai që mban peng Gjykatën e lartë. Është ai që e komandon atë që të marrë vendime absurde siç është rasti i fundit për 21 Janarin dhe rasti i para fundit për mosdaljen e argumentimit për vendimin e Gjykatës ë lartë për vulën e Partisë Demokratike. Por kjo gjë megjithëse është poltike, unë nuk mendoj që kërkon negociata. Kjo kërkon drejtësi politike. Dhe drejtësia politike kërkohet të trysnohet dhe realizohet me anë të aksionit politik që po jep rezultatet e tij dhe me anë të presionit të faktorit ndërkombëtar që duam s’duam ne është e vertetë ka një rol dhe një peshë në jetën poltike shqiptare. Nuk është se kjo tregon se demokracia jonë është performante.

Kjo tregon se demokracia jonë është tepër e çalë. Madje me argumentimet dhe faktet ne nuk jemi fare demokraci as elektorale as institucionale. Ne jemi në sundimin e një regjimi dhe prandaj duhen këto aksione dhe kjo pjesë e trysnisë ndërkombëtare. Pra mos të dalim që kemi një negociatë për vulën, në këtë konkluzion, as fare ta artikulojmë. Është një e drejtë që vjen edhe nga Deus pa makinë, që na takon ne dhe që ne duhet ta marrim në kohën dhe në momentin duhur bashkangjitur me ecurinë e reformës zgjedhore, sepse sigurisht që koha është shumë e ngushtë, duhet edhe regjistrimi. Marrja e masave për vizionin, programin, organizimi politik i partisë, por edhe pjesa e komisioneve është pjesë e luftës politike, betejës politike. Pjesë e fushatës politike, duhet shndërruar në një mekanizëm fushate, pikërisht demaskimi i aferave korruptive.

 

Të fundit