Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi: Paratë e lobimit rus kanë përfunduar në xhepa personalë, Basha ta sqarojë

Boçi: Paratë e lobimit rus kanë përfunduar në xhepa

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Luçiano Boçi ka folur rreth financimit rus prej të cilit Lulzim Basha ka përfituar 500 mijë dollarë në kohën kur ishte kryetar i Partisë Demokratike.

Boçi tha për MCN Tv se PD-ja distancohet nga ai lobim i paligjshëm teksa thekson se paratë nuk kanë shkuar për fushatën e PD-së, por kanë përfunduar në xhepa personalë.

Boçi shtoi se Basha duhet të sqarojë të gjithë situatën e tij.

“Ne si PD distancohemi plotësisht nga një situatë e tillë nga një lobim i paligjshëm dhe me pasoja për vendin dhe PD. Këto para nuk kanë shkuar për financimin e fushatës së PD, kanë përfunduar në xhepa personal, nuk ndikojnë në rezultatin politik, por në interesa personale.

Basha duhet të sqarojë situatën e tij dhe të mos ndikohet nga një vendim gjyqësor. E vërteta është shëruese jo vetëm për atë, por për të gjithë ne që jemi të tronditur. Asokohe zoti Berisha ishte në zyrën e tij dhe në pozicionin e tij si deputet i thjeshtë dhe pyetja është ekuivalente si për mua dhe deputetë të thjeshtë. Unë nuk kam ditur gjë, sikundër dhe enturazhi më i ngushtë i tij. Dhe besoj se zoti Berisha nuk ka ditur gjë”, tha Boçi.

Të fundit