Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi: Rama është pika lidhëze mes gjithë skandaleve

Boçi: Rama është pika lidhëze mes gjithë skandaleve

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi deklaroi se pas gjithë skandaleve të qeverisë ekziston një pikë lidhëse, që është Edi Rama.

I ftuar në A2 CNN, Boçi tha se edhe në skandalin AKSHI është Rama ai që fshihet pas korrupsionit, abuzimeve, pasi sipas tij të gjithë e kanë marrë fuqinë nga pushteti i Ramës.

“Është në krye të skandaleve, sepse pika e lidhjes e këtyre skandaleve në të gjitha rastet, të skandaleve që kanë ndodhur dhe atyre që janë shfaqur, është vetë kryeministri. Tek inceneratorët ishte ai që urdhëroi 16 firma brenda ditës. Në dosjen prej 18 000 faqesh, të jeni të bindur sipas asaj që unë parashikoj dhe sipas asaj që vetë ka thënë zonja Balluku, del më shumë Rama sesa del vetë Belinda. Ndërkohë, tek AKSHI patjetër që është Rama, sepse si e mori fuqinë një person pa kostum zyrtar në zyrën e të cilit të shkojnë dhe të falen si në një faltore ministra, të falen drejtorë policie, të jetë ai personi që përcakton se kush do jetë ministri i Brendshëm dhe këtë fuqi nuk e mori nga një fuqi hyjnore. Këtë fuqi ia ka dhënë kryeministri dhe këtë fuqi nuk ia ka dhënë në mënyrë bilaterale, personale, merre dhe ekzekutoje, por e ka shpërndarë si informacion tek të gjithë vartësit e tij sepse ishin ata që merrnin leje atje”, tha Boçi.

Të fundit