Flash News

Ditari i Opozitës

Bozdo: Dorëheqja e Lulzim Bashës ishte thjesht një tërheqje, Rama i fituari i madh

Bozdo: Dorëheqja e Lulzim Bashës ishte thjesht një tërheqje,

Eno Bozdo, anëtari i Komisionit të Rithemelimit ka komentuar krizën në PD.

I ftuar në Top Story, Bozdo thotë se largimi i Lulzim Bashës nga PD-ja nuk ishte i sinqertë dhe se thjesht është tërhequr nga partia.

“Nëse Basha u largua për t’i dhënë një zgjidhje krizës largimi duhet të ishte i sinqertë. U refuzua të shikohej realiteti, gjithçka, vetëm kokëfortësia e fakteve. Vendimi i gjykatës, që ai të largohej.

Për sa kohë ai ka lënë kreun e grupit parlamentar , do të bëhet dhe kjo në momentin dhe çastin e duhur. Ne nuk erdhëm për të shkarkuar Alibeajn, ai mori gjithë respektin për këtë gjë. Gabimet në këtë rast ishte përjashtimi në atë mënyrë i Berishës.

Atë që Basha la jashtë, Alibeaj po e tërheq. Kemi nevojë të rishpikim veten tonë. I fituari i madh është Edi Rama nëse nuk e zgjidhim. Realiteti nuk është gjykata, por populli dhe vota”, tha Bozdo.

 

Të fundit