Flash News

Ditari i Opozitës

Braimllari: Më 14 maj do të përfundojë epoka e korrupsionit, mashtrimit dhe e nepotizmit

Braimllari: Më 14 maj do të përfundojë epoka e korrupsionit,

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari është ndalur në Maliq këtë të enjte së bashku me deputetin Edmond Spaho për të mbështetur Dr.Alfred Gegën, kandidatin për kryetar të Bashkisë së Maliqit.

Braimllari ka deklaruar se më 14 maj do të marrë fund periudha e nepotizmit të kryetarit aktual të bashkisë së Maliqit.

Në një postim në Facebook, Braimllari ka shkruar se pas 14 majit, kjo bashki do të kthehet në shërbim të qytetarëve.

 “Në Maliq së bashku me deputetin Edmond Spaho për të mbështetur Dr.Alfred Gegën kryetarin e ardhshëm të Bashkisë së Maliqit.

Në 14 maj, Maliqi si e gjithë Shqipëria do të votojë koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ dhe doktorin Alfred Gega.

Alfred Gega do të jetë kryetari i ardhshëm i Bashkisë Maliq, ku do të përfundojë epoka korrupsionit, mashtrimit dhe e nepotizmit e Gëzim Topçiut.”, shkruan Braimllari.

Të fundit