Flash News

Ditari i Opozitës

Braimllari: Nderim dhe mirënjohje për të gjithë ata që luftuan dhe ranë në betejë për çlirimin e Tiranës

Braimllari: Nderim dhe mirënjohje për të gjithë ata që

Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari ka përkujtuar 76-vjetorin e çlirimit të Tiranës nga pushtuesit gjermanë.

Përmes një statusi në Facebook, Braimllari shkruan se pas 19 ditësh e netësh lufte të pandërprerë, më në fund Tirana u çlirua nga naziztët.

Ndër të tjera, ai shreh mirënjohje për të gjithë ata gra, burra, të rinj dhe të reja që luftuan dhe ranë dëshmorë për çlirimin e Tiranës

Statusi i plotë:

"Në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 1944, pas 19 ditë e net luftë të ashpër e të pandërprerë, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, u çlirua.

Operacioni mësymës për çlirimin e Tiranës u përgatit dhe u zhvillua në kuadrin e mësymjes së përgjithshme të UNÇSH-së për çlirimin e plotë të Shqipërisë. Ai ishte vijimi dhe kulmi i mësymjes së përgjithshme"

Nderim dhe mirënjohje për të gjithë të rinjtë dhe të rejat, gratë dhe burrat që luftuan dhe ranë në betejë për çlirimin e Tiranës.

Lavdi Luftës Antifashiste-Nacional-Çlirimtare.

Lavdi Dëshmorëve të Atdheut.

Braimllari: Nderim dhe mirënjohje për të gjithë ata që

Të fundit