Flash News

Ditari i Opozitës

‘Braktisi’ Bashën/ Deputetja e PD-së në Korçë tregon pse iu bashkua ‘Foltores’, ka një kërkesë për Yuri Kim

‘Braktisi’ Bashën/ Deputetja e PD-së në

Deputetja e Partisë Demokratike në Korçë Sorina Koti iu bashkua ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali  Berisha në Korçë këtë të premte.

Në një lidhje për ABC News, Koti ka sqaruar arsyet se pse iu bashkua nismës së ish-kryeministrit. Deputetja pohoi se do të jetë e pranishme në ccdo forum që do të organizojë duke e cilësuar ‘Foltoren’ e Berishës, si një formë për të bashkuar demokratët që ishin larguar dikur.

“Unë shkova në foltore pasi e gjykova që ishte foltore ku mblidheshin demokratët. Dhe si përfaqësuese e atyre që më kanë votuar e ndjeva detyrimin moral që duhet të shkoja atje ku ishin demokratët. Nuk jam bërë pishman sepse atje pashë një lloj entuziazmi dhe energjie që doja ta ndjeja se çfarë do të thotë të jesh demokrat, bashkë me ata që ndodheshin në sallë kemi punuar në 8 vitet e opozitës. Doja të isha zëri u atyre demokratëve që nuk kishin mundësi të ishin në sallë, unë si deputete patjetër që duhet të isha atje për të përfaqësuar zërin e demokratëve. Unë jam për të forcuar PD dhe do të jem në çdo forum që do të organizojë. Nuk është çështje preference lideri. Nuk ka asgjë të keqe që demokratët të përfshihen në debate. E konsideroj si një pjesëmarrje e një forumi që është unik në llojin e vet, nuk kanë ndodhur kurrë në historinë e Shqipërisë. Është gjë e mirë sepse dhe shumë demokratë që ishin larguar janë bashkuar,” u shpreh Koti.

Koti pohoi se nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e kreut të PD-së LulzimBasha për pjesëmarrjen e saj në ‘Foltore’. “Nuk ka pasur. Konsiderohet si një takim që do të përforcojë më tej qëndrimet tona në parti. Jam e bindur se kjo do të dalë për mirë. Nuk ka pasur asnjë lloj reagimi,” sqaroi deputetja.

Përjashtimin e Berishës nga Basha, deputetja e Korccës e sheh si një vendimpër të shmangur përgjegjësinë e institucioneve brenda partisë. Koti tha se do të kërkojnë nga ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim më shumë informacione për shpalljen ‘non-grata’ të Sali Berishës.

“Këtë do të vendosin demokratët me anë të votës. Ne do pranojmë çfarëdolloj vullneti që do të vendosin për fatin. Unë isha në foltore dhe i kam kërkuar Berishës që të gjendet një rrugëzgjidhje, demokratët nuk e meritojnë atë që ka ndodhur. Asnjëri nga ne nuk ka dashur të jetë në këto kushte. Ky është një debat që nuk i takon demokratëve dhe deputetëve. Ka qenë një vendim i marrë nga Basha për të hequr peshën e vendimarrjes nga institucionet brenda partisë, me bindje e them se asnjë nuk do të votonte që Berisha të përjashtohej. Do t’i kërkojmë ambasadores amerikane që të japë më shumë sqarime për shpalljen non grata. Kam dëgjuar deklaratat e ambasadores dhe arsyeja kryesore ka qenë pjesa e deklarimit non grata. Por vetë Berisha ka thënë që distancimin do e mbajë në mënyrë të shëndetshme…kjo është një dilemë shumë e madhe,” u shpreh Koti.

 

Të fundit