Flash News

Ditari i Opozitës

Bulimia për pushtet e Ramës: Edhe kryeministër, kryetar bashkie, kryedrejtor, kryeshkencëtar dhe kryeinspektor

Bulimia për pushtet e Ramës: Edhe kryeministër, kryetar bashkie,

Nga Petrit Vasili

Bulimia e Edi Ramës për pushtet tashmë është qartazi edhe një problem i madh mjekësor, përveçse një dalldi politike.

Gjithçka që po ndodh, po vërteton faktin se ai është një individ shumë i sëmurë, i vënë përfund nga një kompleks problemesh psikike, ndaj i është vërsulur institucioneve me një bulimi të çmendur për të marrë të gjitha pushtetet.

Gjithkush e di se asnjë individ në botë nuk mund të jetë njëherazi kryeministër, kryetar bashkie, kryedrejtor, kryeshkencëtar dhe kryeinspektor. Gjithkush në Europë qesh me dalldinë e këtij njeriu, të cilin babëzia për pushtet e ka kthyer në etalonin e marrëzisë politike dhe komicitetit megaloman të një

Por realisht, bulimia për pushtet dhe paranojat po e bëjnë Ramën qesharak përtej çdo imagjinate.

Drejtorët që po i largon, inspektorët, ministrat, kryetarët e bashkive dhe këdo tjetër – i ka vendosur vetë ai.

I tmerruar se hordhia e kusarëve i ka dalë jashtë kontrollit, Rama është bërë paranojak dhe ha pushtet me një bulimi të çmendur, përtyp çdo zyrë dhe çdo kompetencë shtetërore.

Bulimia ka si reaksion pasues vjelljen masive – ndaj edhe Rama do ta vjellë shumë shpejt gjithë këtë pushtet që po e përpin pa pushim. Edhe diktatorët e vërtetë – sepse Rama kuptohet që është një diktatoruc – i janë ruajtur fort kësaj bulimie vetëshkatërruese dhe diskredituese.

Ndaj, lëreni Ramën të hajë sa më shumë pushtete, zyra dhe kompetenca – sepse do t’i vjellë me qamet. Kjo është e sigurt.

Në fund të fundit, do t’i lërë edhe patronazhistët – të përdorur, të poshtëruar – dhe do t’i përzërë, duke i hedhur si limona të shtrydhur rrugëve.

Të fundit