Flash News

Ditari i Opozitës

Bumçi: 90% e strukturave të PD mbështesin Berishën

Bumçi: 90% e strukturave të PD mbështesin Berishën

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi shprehet i bindur se 90% e strukturave të PD-së mbështesin Sali Berishën, kurse 10% fraksionin tjetër të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Duke folur në një intervistë për Euronews Albania sipas Bumçit, kishte një projekt të qartë për të vrarë opozitën në Shqipëri, projekt që dështoi pasi opozita e tregoi forcën përmes protestave ku mblodhi mijëra mbështetës.

“Kur nisi foltorja ishin vetëm 4-5 deputetë që e mbështesnin. Sot mbi 90 për qind e strukturave mbështesin Berishën, përndryshe nuk mbushet bulevardi.

Në gjykatë tashmë kemi një vendim në favor të grupit që drejtohet nga Berisha, që njeh vendimet e kuvendit të 11 dhjetorit. 10 për qindëshi që mbështet Alibeajt përbën një fraksion, janë demokratë si ne. Nuk janë dy fraksione, ka 1 parti dhe një fraksion”,  tha Bumçi.

 

Të fundit