Flash News

Ditari i Opozitës

Bumçi: Grupi i Bashës mban gjallë konfliktin në interes të Ramës, s’duan bashkim

Bumçi: Grupi i Bashës mban gjallë konfliktin në interes

Ish deputeti, njëherësh anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Aldo Bumçi deklaron se ata që kërkuan të shtynin zgjedhjet në PD, duke iu referuar grupit të Bashës, tha se s’kanë vullnet të mirë.

 “E bazoj në tre fakte. Kur Basha dha dorëheqjen, Alibeaj në deklaratë tha të shtyhen zgjedhjet pas zgjedhjeve lokale.

Nëse dikush do shkatërrimin dhe humbjen e opozitës në zgjedhje lokale është të mos bësh zgjedhje, pa kryetar. Partia shkonte pa krye, firmoste humbjen.”-tha Bumçi, i ftuar në emisionin 'Task Force' në Syri Tv .

Bumçi komentoi edhe ankimimin për vendimin e gjykatës e cila njohu Kuvendin e 11 dhjetorit dhe Komisionin e Rithemelimit.

“Apelimi në gjykatë kundër partisë tënde, e çon në duart e Edi Ramës. Vendimi i përjashtimit të Berishës, është vendim individual i Lulzim Bashës.

Nuk janë vullnetmirë. Thonë se s’duhet të kishte zgjedhje, të shkatërrosh PD-në. Duan ta mbajnë zvarrë në gjykata. I rrinë vendimeve të 9 shtatorit që kanë treguar se demokratët nuk janë dakord.

Për të mbajtur gjallë një konflikt artificial që mos të bëjmë betejë me Ramën dhe mos të kryesojmë protestat. ”-deklaroi Bumçi.

Të fundit