Flash News

Ditari i Opozitës

Bumçi: Nëse SPAK do kishte hetuar “Patronazhistët”, nuk do të ndodhte skandali me listat e pagave

Bumçi: Nëse SPAK do kishte hetuar “Patronazhistët”,

Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi e ka komentuar si një skandal të rëndë publikimin e të dhënave personale të 637 mijë qytetarëve, ku përfshihen pagat, vendet e punës apo ID.

Sipas Bumçit në A2 CNN, ku skandal vjen pas atij të ashtuquajtur “Patronazhistët” me të cilat Partia Socialiste fitoi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Bumçi akuzoi SPAK se nuk e hetoi rastin e parë të rrjedhjes së të dhënave, gjë që çoi në publikimin e databazës të re të pagave.

“Kjo është një ngjarje e rëndë që ve në rrezik sigurinë e qytetarëve. Thelbi është përdorimi i të dhënave i qindra mijëra qytetarëve për t’i vënë në presion. Vetëm kjo e dhënë duhet të anulonte zgjedhjet. Kjo gjë ndodhi zgjedhjet dhe përdorimi i të dhënave ishte një nga pjesët ku u dhunuan të dhënat e qytetarëve. Për ironi, SPAK-u pasi e la këtë çështje ajo u mbyll dhe nga Prokuroria Tiranë. Nëse kjo çështje do të ishte hetuar do të ndalonte dhe këtë rast të ri me të dhënat e pagave”, u shpreh Bumçi në Debat.

 

 

 

Të fundit