Flash News

Ditari i Opozitës

Bumçi: PD më e bashkuar sot se para 6 marsit, demokratët kuptuan kush e ka shumicën në parti

Bumçi: PD më e bashkuar sot se para 6 marsit, demokratët

Ish deputeti, njëherësh anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Aldo Bumçi ka komentuar situatën politike në PD.

I ftuar në ABC, Bumçi tha se PD që prej 6 marsit është më e bashkuar. Sipas tij në 6 mars demokratët kuptuan se kush e ka shumicën në parti

PD është më e bashkuar sot se sa ishte para 6 marsit. Faktet janë këto ishin dy realitete ku kishim një shumicë shumë të qartë konfirmuar në 11 dhjetor, dhe nga ana tjetër Lulzim Basha i cili nuk njihte realitetin.

Në 6 mars diferenca e votave ishte më shumë se dyfishi në favorin tonë edhe pse ata kishin logon, siç dihet botërisht qytetarët shkojnë votojnë logon, edhe në 25 prill kishte vota për logon jo për kandidatët. Në 6 mars Basha mori 26 mijë vota, ne morën 60 mijë vota”, tha Bumçi.

Të fundit