All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: Mbledhja e 'Mandateve' duhej të ishte publike, prokurorët kërkuan ruajtjen e sekretit hetimor

All - Paragraf - 1

Bylykbashi: Mbledhja e 'Mandateve' duhej të ishte publike,

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, deklaroi se mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit të Mandateve për çështjen e heqjes së imunitetit parlamentar duhej të ishte e hapur për publikun.

All - Paragraf - 3

Bylykbashi tha në emisionin “Top Story”, opozita ka kërkuar që diskutimi fillestar të bëhej publik, ndërsa dyert mund të mbylleshin vetëm në momentin që prokurori prezanton provat.

Bylykbashi shtoi se prokurori i posaçëm kërkoi ruajtjen e sekretit hetimor dhe se të gjithë deputetët firmosën për këtë procedurë.

“Së pari dua të them diçka, ne kemi këmbëngulur edhe në mbledhjen tjetër të 19 dhjetor, që ajo mbledhje duhet të ishte e hapur. Është e regjistruar në procesverbalet e mbledhjes., edhe sot kërkuam të njëjtën gjë. Procedura e mbledhjes së këshillit duhet të fitojë e hapur. Nëse ka nevojë, siç është kërkesa e prokurorit të posaçëm që të jetë e mbyllur, këshilli duhet të marrë vendim. aty ishin të vendosur që mbledhja të ishte me dyer të mbyllura. Ne gjykojmë si opozitë që këto mbledhje duhet të jenë publike. Kur kemi bërë kërkesën e heqjes së imunitetit në vitin 2012, atë kohë mendohej të hiqej krejt. Me një kërkesë të Edi Ramës, ra dakord me këtë që kemi sot.

Ai debat aty duhet të ishte i hapur. Kur kishte prova dhe prokurori ta kërkonte, të mos bëheshe me dije për publikun, por të mbylleshin dyert.

Kryetari i Kuvendit në të dyja rastet nguli këmbë që këshilli nuk merr vendime. Sipas tij, këshilli nuk merr asnjë vendim dhe nuk e hodhi kurrë në votim.

Në raste të tjera, edhe të Berishës, këshilli ka marrë vendimi. Kjo për të kuptuar njerëzit që ka edhe një hall më të madh. Votimi mund të ishte 5 me 5 dhe rrëzohej kërkesa e prokurorisë. Në fund fare këto gjëra dalin. Kreu i Grupit Parlamentar doli dhe mbajti qëndrimin që ne kishim.

Këtu është një element tjetër që është aspekt procedural. Ne, prokuroi i posaçëm, na ka kërkuar me shkrim që të dhënat dhe provat të ruanin sekretin hetimor. Të gjithë deputetët kanë firmosur për këtë gjë”, u shpreh Bylykbashi.

 

Të fundit