Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: E paralajmërova Bashën për djegien e mandateve, pretendonte të bëhej lider antikushtetues

Bylykbashi: E paralajmërova Bashën për djegien e mandateve,

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi deklaroi se e ka paralajmëruar krydemokratin Lulzim Basha për djegien e mandateve, duke i thënë se një akt i tillë ishte antikushtetues.

Në një intervistë për RTV Ora, Bylykbashi u shpreh se Basha pretendonte të bëhej lider asokohe, por duke kapërcyer Kushtetutën. Deputeti tregoi se në vitin 2008, kishte shkruar një nen kundër djegies së mandateve.

“Në atë kohë unë jam kontestuar Bashës një muaj para se ai anonçonte djegien e mandateve. Ia kam kundërshtuar si, antikushtetues. Një kryetar që pretendon të bëhet lider mendon se mund të kapërcehet kushtetuta, dhe nuk e kishte problem atë që i thosha unë se është antikushtetuese. Të detyrosh deputetët të lënë mandatet është antikushtetues. Mandati është i deputetit është i popullit nuk është i kryetarit të partisë e as i partisë. Unë i kam thënë këtë, përveçse është antikushtetues e kjo mund të mos jetë në interesin tënd, më 14 janar 2019. Do të mbushet parlamenti, sepse unë me dy koleg kemi shkruar nenin ne kodin zgjedhor në vitin 2008 kundër djegies së mandateve. Është i hekurt. Do të prodhoje si pasojë mbushjen e parlamentit me pjesën e dytë listës. Këtë e bëmë kundër partisë socialiste sepse kërcënonte me djegie mandatesh”, deklaroi Bylykbashi.

Të fundit