Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: Kolegji i Kryetarëve sajesë e Bashës për të zhbërë fuqinë e deputetëve kritikë

Bylykbashi: Kolegji i Kryetarëve sajesë e Bashës për të

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Oerd Bylykbashi e ka cilësuar si sajesë të Lulzim Bashës, Kolegjin e Kryetarëve.

I ftuar në ABC, Bylykbashi thotë se kjo strukturë, që përbëhet nga kryetarët e degëve e krijoi për të zhbërë fuqinë e grupit parlamentar. Demokrati thekson se asokohe, deputetët kritikë të tij si Jozefina Topalli, Ridvan Bode apo Majlinda Bregu e vinin në vështirësi.

Kolegji i Kryetarëve është një sajesë e Lulzim Bashës për të zhbërë fuqinë e grupit parlamentar, ai filloi të sajonte mbledhje të përbashkëta të grupit të deputetëve me kolegjin e kryetarëve. Për të zhbërë fuqinë e grupit parlamentar për ta tretur filloi ti mblidhet bashkë, për ti bërë deputetët më pak të rëndësishëm. Deputetë i shkaktonin problem atij. Deputetë Topalli, Bode, Bregu e vinin në një situatë të vështirë Bashën dhe ai donte ta zbuste këtë efekt të grupit parlamentar. Statuti i 11 Dhjetorit e ka hequr Kolegjin e Kryetarëve”, tha Bylykbashi

Kujtojmë se Kolegji i Kryetarëve duket se është e vetmja strukturë që mbështet Bashën, duke kundërshtuar largimin e këtij të fundit pas humbjes në 6 mars, ndërsa thuajse i gjithë grupi parlamentar i ka dalë kundër dhe kërkon largimin e tij nga drejtimi i PD.

 

Të fundit