Flash News

Ditari i Opozitës

Cara: 28% të buxhetit të 2023 të Bashkisë së Durrësit do të shkojnë për inceneratorin e Tiranës dhe transferta qeveritare

Cara: 28% të buxhetit të 2023 të Bashkisë së

Kandidati i opozitës në bashkinë e Durrësit, Igli Cara akuzon qeverinë se ka planifikuar të përdorë 28% të buxhetit të 2023 të Bashkisë së Durrësit për inceneratorin e Tiranës.

Në një postim në rrjetet sociale, Cara shkruan se ndonëse qeveria parashikon të shpenzojë 961.000.000 lekë të rinj, ende nuk ka një plan strategjik zhvillimi apo menaxhimi të këtij sektori.

“961.000.000 lekë të rinj të barabarta me 28% të buxhetit të 2023 të Bashkisë së Durrësit do të shkojnë per menaxhimin e mbetjeve.

Taksat e qytetarëve durrsakë planifikohen për inceneratorin e Tiranës dhe transferta qeveritare.

Dhe më e paimagjinueshme është që pas 23 viteve nuk ka akoma një plan strategjik zhvillimi apo menaxhimi të këtij sektori.

E kuptueshme përse behet! Duhet t'i shërbehet oborrit të Ramës!”, shkruan Cara.

  

Të fundit