Flash News

Ditari i Opozitës

Censusi/ Berisha: Popullata as në Tiranë dhe Durrës nuk është ajo që pretendohet, është mashtrim

Censusi/ Berisha: Popullata as në Tiranë dhe Durrës nuk

Berisha: Qytetarë dhe qytetare, duhet ta dini se regjistrimi çdo 10 vite i popullatës është një detyrim shtetëror për çdo vend, për të ndërtuar politikat sociale, ekonomike dhe në tërësi. Regjistrimi i vitit 2011 përfundoi më 20 tetor, u publikuar me 21 dhjetor të vitit 2011. Por regjistrimi i vitit 2011 u realizua me formularë në letër të cilët skanoheshin në skaner. Dhe natyrisht skanimi i miliona formularëve, kërkonte dhe mori gjithsej 6 javë.

Po regjistrimi i vitit 2023?

Regjistrimi i vitit 2023 u bë me formularë digjital, të mbushur në tabletë, të cilët sapo përfundonte regjistrimi i të dhënave, kalonin direkt në serverin kryesor. Çfarë duhet të them me këtë? Momentin kur shqiptari i fundit përfundonte regjistrimin, të gjitha të dhënat e regjistrimi ishin të gatshme. Por çfarë ndodhi miqtë e mi! Të dhënat e regjistrimit ishin të gatshme, ditën, orën, minutën që përfundoi regjistrimin shqiptari i fundit.

Mirë po ne, sot as tani nuk kemi asnjë të dhënë. Sepse në këtë regjistrim shqiptarët kanë dalë më pak se në Kosovë. Sepse në këtë regjistrim shqiptarët kanë dalë jo më shumë se 1 milion e 420 mijë. Sepse popullata jo vetëm në periferi, por as një Tiranë dhe Durrës nuk është kurrë ajo që pretendohet. Numri është mashtrim, mashtrim dhe vetëm mashtrim.

Të fundit