Flash News

Ditari i Opozitës

Dakordësia me mazhorancën, Bardhi: Dialogu u përqendrua tek normalizimi i jetës parlamentare

Dakordësia me mazhorancën, Bardhi: Dialogu u përqendrua tek

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur për dakordësinë e arritur me mazhorancën, që solli edhe rikthimin në normalitet të Kuvendit.

Bardhi tha për News24 se nuk bëhet fjalë për pazare, por për një dialog i cili është fokusuar tek normalizimi i jetës parlamentare.

Bardhi shtoi se kanë qenë të gatshëm për dialog dhe janë nxitur nga ndërkombëtarët.

“I gjithë dialogu i përqendruar tek normalizimi i jetës parlamentare. Ndaj dialogu është zhvilluar në institucionet e Parlamentit. Partnerët ndërkombëtarë kanë nxitur palët për dialog politik. Kam shprehur që ditën e parë gatishmërinë për dialog. Nisi me kërkesën informale të Nikollës për krerët e 4 grupeve parlamentare”, u shpreh Bardhi.

Të fundit