Flash News

Ditari i Opozitës

“Dalin në ekrane dhe japin mend”, Bylykbashi: Të dënohen kriminelët komunistë që janë gjallë

“Dalin në ekrane dhe japin mend”, Bylykbashi: Të

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi bën thirrje për nisje të hetimeve dhe dënimeve me Gjykatë Penale të kriminelëve komunistë që janë ende gjallë.

“Kanë bërë krime kundër njerëzimit. E ka bërë Rumania, Gjermania vazhdon ta bëjë për nazistët, Rumania ka të paktën dy çështje ku persona të kohës së komunizmit, drejtues kampesh dhe burgjesh janë dënuar për krime kundër njerëzimit. Të tillë ne kemi plot,” – u shpreh Bylykbashi në Euronews Albania.

Sipas deputetit, kriminelët komunistë dalin në ekrane dhe “japin mend”. Ai thotë se këta persona që flasin si pa të keq për sistemin asokohe, duhet të jenë në burg.

 

Të fundit