Flash News

Ditari i Opozitës

Dalin rezultatet përfundimtare/ Votuan 54,5% e anëtarësisë, Basha rizgjidhet në krye të PD me 81.7% të votave

Dalin rezultatet përfundimtare/ Votuan 54,5% e anëtarësisë,

Ka dalë rezultati përfundimtar paraprak mbi zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Sipas të dhënave nga selia blu, pjesëmarrja ka qenë 54.5% e të gjithë anëtarësisë, ose ndryshe kanë votuar 41,100 demokratë. Prej tyre, 40.074 kanë rezultuar të vlefshme.

Lulzim Basha ka fituar zgjedhjet duke u rizgjedhur në krye të Partinë Demokratike edhe për një mandat tjetër 4-vjeçar. Ai ka marrë 32 882 vota ose 81.7% të votave.

Pas tij vjen Agron Shehaj me 6 mijë e 38 vota, i cili nuk arritit të dilte fitues as në Qarkun e Vlorës. Pas Shehajt, renditet Harxhi me 991 vota dhe Kadilli me 763 vota.

Gjithsesi, konfirmimi zyrtar i fituesit do të bëhet paraditen e nesërme.

Rezultatet

Kanë votuar: 41100

Në përqindje: 54.7%

40674 vota  të vlefshme

Fatbardh Kadilli:  763 vota

Edith Haxhi:  991 vota

Agron Shehaj:  6038 vota

Lulzim Basha: 32882 vota ose 81.7 %

Të fundit