Flash News

Ditari i Opozitës

Dalin shifrat, Luan Baçi: I gjithë procesi i censusit është i manipuluar

Dalin shifrat, Luan Baçi: I gjithë procesi i censusit

Deputeti i PD, Luan Baçi mendon se rezultatet e INSTAT-it lidhur me regjistrimin e popullsisë së Shqipërisë janë të dyshimta, pasi sipas tij kemi të bëjmë me një institucion tërësisht në varësi të kryeministrit.

Në Ora News, ai shton se censusi është një proces i manipuluar pasi publikimi i të dhënave u shty pa asnjë shpjegim për 8 muaj. 

“Censusi është një proces tërësisht i manipuluar. Pasi publikimi i të dhënave u shty pa asnjë shpjegim për 8 muaj. Dhe është e njëjta metodë që u përdor edhe gjatë pandemisë së Covid-it, ku shifrat reale nuk u publikuan asnjëherë aq sa ishin në realitet,

Edhe pse ata e cilësuan si një proces të suksesshëm, por duhet të kujtojmë se bëhet për një regjistrim të popullsisë në një periudhë ku kemi rreth 1 milion banorë të larguar, ndërsa në këtë Census kemi një shifër prej 400 mijë të larguar.

Dhe kjo shifër do t’i shërbejë që kjo mazhorancë të tentojë të manipulojë votimet e ardhshme”, tha Baçi.

 

Të fundit