Flash News

Ditari i Opozitës

Darka e fundit, Ahmetaj në restorant me burrin e Olta Xhaçkës pak para se të arratisej

Darka e fundit, Ahmetaj në restorant me burrin e Olta Xhaçkës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video në një restorant të njohur në Tiranë, ku shfaqet ish-zv/kryeministri i vendit Arben Ahmetaj, që tashmë është shpallur në kërkim nga prokuroria e Posaçme SPAK.

Në video, shfaqet Ahmetaj, Artan Gaçi personi me bluzë të zezë dhe një shtetas tjetër i paidentifikuar, për shkak të pozicionit të tij me shpinë në tavolinë.

Ndërkohë vera e bardhë, Sushi dhe Puro, shoqërojnë tavolinën.

Artan Gaçi, më parë ka qenë deputet i Partisë Socialiste, njëherësh është bashkëshorti i Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Të fundit