Flash News

Ditari i Opozitës

Dash Shehi: Olta Xhaçka e ka humbur moralisht të drejtën për të qenë ministre

Dash Shehi: Olta Xhaçka e ka humbur moralisht të drejtën

Deputeti opozitar Dashamir Shehi ka komentuar shqyrtimin e mandatit të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, nga Gjykata Kushtetuese.

I ftuar në “Kafe Shqeto” në Syri TV, Shehi tha se sido që të jetë puna, Xhaçka e ka humbur moralisht të drejtën për të qenë ministre.

Si një nga 14 fimëtarët që kërkon heqjen e mandatit të Xhaçkës, Shehi tha se nëse ministrja do të pasurohet, ta bëjë duke liruar funksionon publik.

“Përveç procesit juridik, gjyqësor që është në vazhdim, është edhe një proces tjetër, ai politik. -Dhe këtu nuk kanë mbërritur akoma, jo shoqëria shqiptare, por institucionet në radhë të parë, që do të thotë se kjo zonja e ka humbur fuqinë morale për të qenë një institucion kaq i rëndësishëm i shtetit. Nuk mund të jetë.

Ta zëmë se nuk do të dënohet, nuk do ta përjashtojë gjykata, por s’ka asnjë lloj kuptimi nga ana morale! Si do të shkosh ti, Ministrja e Jashtme, do të ulesh nëpër botë në emër të Shqipërisë, kur ti je një person kaq i përgojuar për këtë çështje?!

Kjo kuptohet haptazi, e gjejnë - s’e gjejnë prokurorët këtë punë, të mbrojnë – s’të mbrojnë dot avokatët, morali yt për të qenë një institucion i shtetit shqiptar ka rënë!

Edhe ky duhet të jetë synimi, synimi politik. Dhe ne kur e kemi  firmosur atë letër, për këtë punë e kemi firmosur, se jam dhe unë një nga ata 14 firmëtarët për këtë çështje.

Pse?! Se është e tepruar, kjo është përtej asaj që është jo normalja, por … T’i hysh brenda, këta e quajnë korrupsion in, përfitimin nga shteti, si një gjë normale: “E çfarë po bëjmë?! Në një botë që pasurohen të gjithë në mënyrë abuzive, më takon të pasurohem edhe mua”!!!!

Po ik e pasurohu, por largohu nga ky funksion shtetëror! Ik pasurohu!”, tha Shehi.

Të fundit