Flash News

Ditari i Opozitës

Dashamir Shehi: Kam kontakte me Berishën. I ofroj bashkëpunimin tim, por jo nënshtrimin

Dashamir Shehi: Kam kontakte me Berishën. I ofroj bashkëpunimin tim,

Deputeti Dashamir Shehi thotë në ‘Politiko’ në Top Neës se nuk është dakord me linjën politike të Sali Berishës, i zgjedhur në 22 maj në krye të PD.

Duke diskutuar për lidershipin e ri të partisë, Shehu thotë se mban kontakte të vazhdueshme si aleat me Berishën, por shton se i ofroj bashkëpunimin në zgjedhjet e ardhshme, por jo nënshtrimin.

Shehi: Është proces normal dhe i vonuar. Ky grup s’ka pasë debat. Ka ardhur dita të flasin. Kemi para testin e zgjedhjeve lokale. Debati fillon pas 2013, ku kemi gabuar. Shkuam të bëjmë reformë territoriale dhe e braktisëm, ia lëmë Ramës. Edhe refoma e drejtësisë, hymë me gjysëm këmbe. Në 2017 hymë në cadër dhe se kuptuam pse hymë e pse dolëm.

Erdhën përfaqësuesit e Europës, do shtyjmë zgjedhjet dhe refuzuam, e me shtyse të SHBA hymë në zgjedhje. Humbëm por nuk u reflektua fare. Kjo rrugë ka qenë e përbashkët.  Nga krahu tjetër vazhdon llumi i korrupsionit dhe ne nuk kemi fuqi ta ndalojmë.

Kjo skemë nuk më pëlqen. I afroj bashkëpunimin tim por jo nënshtrimin e të dëgjoj lloj lloj marrie. Kam kontakte me Berishën. Temat në parlament i diskutojmë bashkë. Linja politike është e gabuar, nuk të con askund. Do ti ftoja kolegët opozitarë të merren me politikë. Zgjedhjet do tregojnë sa peshon njëri e tjetri.

Të fundit