Flash News

Ditari i Opozitës

Dashamir Shehi: Në PD, jo të gjithë janë kundër Ramës

Dashamir Shehi: Në PD, jo të gjithë janë kundër

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se në Partinë Demokratike nuk janë të gjithë kundër qeverisë. Ai solli në vëmendje, individër që lëvizin në mënyrë të pavarur se andej-këtej.

“As nuk e kam ditur ndonjëherë për çfarë e kanë hedhur në gjyq njëri-tjetrin. Këta duhet të kenë burrërinë, nëse nuk bashkohen dot më, të ndahen. Çfarë rëndësie ka sigla dhe emri? Ai që i ka votat, i ka. Problemi është a janë të gjithë këta kundër Edi Ramës? Kjo e ndan të mirën nga e keqja, lufta kundër kësaj Partie Socialiste. Unë nuk besoj se janë të gjithë kundër, aty ka individë që lëvizin në mënyrë të pavarur se andej-këtej”, tha Shehi.

Ky i fundit u shpreh për “A2 CNN” se, e rëndësishme është që në zgjedhje të dilet me një kandidat të përbashkët.

“E vetmja mundësi për t’u bashkuar, është bashkimi përqark kandidatit të përbashkët dhe të gjithë të jemi kundër Ramës. E tregon vota pastaj se kush ka më shumë peshë në elektorat. Nëse paraqitja opozitare do të jetë dinjitoze, nga sot deri ditën e zgjedhjeve, sigurisht që do të krijohet një hap i madh opozitar.

Ka kohë që të gjejmë zgjidhje të arsyeshme. Nëse nuk gjenden zgjidhjet për zgjedhje, nuk ka kurrë kohë më pas për t’i gjetur. Halli i madh është që të biem dakord për një kandidat dhe të jetë djalë i mirë e i ndershëm”, shtoi ai.

 

Të fundit