Flash News

Ditari i Opozitës

Dashamir Shehi: PD nuk është e mbushur me engjëj, kur ishte në pushtet ka blerë vota, por jo sa PS

Dashamir Shehi: PD nuk është e mbushur me engjëj, kur ishte

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka pranuar në studion e Opinion se PD nuk është e mbushur me engjëj dhe se ka blerë vota kur ishte në pushtet.

Shehi: Kjo nuk është çështje partish, se do ishte normale.

Fevziu: PD nuk ka blerë vota

Shehi: Nuk është PD e mbushur me engjëj, edhe PD kur ishte në qeveri i ka bërë, por jo në këtë dimension.

Ku është halli? Ti përdor qeverisjen kundër një partie tjetër, influencën e administratës, paret e qeverisë, kjo puna e  patronazhistëve është sigurim shteti, kontroll deri në qelizë e shoqërisë shqiptare, kjo është më e rënda për mua.

Mua më shqetëson kur merr kurajën të përgjosh nëpunësin, prokurorin, 900 mijë qytetarë për të krijuar idenë se unë partia pushtet është më i fortë se ty, e dimë që je i joni.

Është shkatërrimi kapilar në qelizë i demokracisë.

Të fundit