Flash News

Ditari i Opozitës

Dashamir Shehi për tërheqjen e qeverisë mbi fashat e energjisë: Vendim politik, do zgjerohej grupi protestues

Dashamir Shehi për tërheqjen e qeverisë mbi fashat e

Deputeti Dashamir Shehi ka komentuar vendimin e qeverisë për të hequr dorë nga fashat e energjisë elektrike, i planifikuar të hynte në fuqi më 1 tetor.

I ftuar në Open, në News 24, Shehi e cilëson vendimin politik, pasi sipas tij për shumë shqiptarë deri për vit të ri situata do të ishte e papërballueshme.

Ai shtoi se kjo është bërë me qëllim mosrritjen e pakënaqësisë në popull, ndërsa tha se situata deri në dhjetor do të jetë e përballueshme dhe jo aq emergjente sa ç’thuhet.

“Pas bamirësisë qeveritare qëndron se do zgjerohej grupi protestues. Qeveria është mësuar të marrë vendime sot për nesër, por deri për vit të ri mund tu thoshte shqiptarëve, se duket trendi. Do të bëja një gjë tjetër, fashën nga 800 KË do ta bëja 1 mijë që shqiptarët të mos ishin në presion permanent. Deri për vit të ri nuk mendoj që situata do të jetë e papërballueshme. Ka pasur reflektim politik.

Nuk ka shpjegim tjetër logjik. ERE i heq disa pupla shtetit shqiptar. Formalisht duhet të quheshin ent i pavarur, vendimi merret me disa përllogaritje por e morën se u duhej qeverisë, dhe tani do ta kthejë pas se sërish kështu i duhej qeverisë. U kuptua haptazi që nuk ka pasur ndonjëherë ERE, në këtë shtet ka vetëm, Edi Rama, vetëm ERE.”, tha ai.

 

 

Të fundit