Flash News

Ditari i Opozitës

Data e protestës? Berisha: Të premten do mblidhet një tryezë, aty do të përcaktohet

Data e protestës? Berisha: Të premten do mblidhet një

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se të premten, në tryyezën opozitare, do të përcaktohet edhe data e protestës, si edhe qëndrimet ndaj kryeministrit Rama.

Berisha tha se tryeza do të përcaktojë aksionet që do të ndërmarrë opozita.

"Asnjë datë nuk është përcaktuar. Ka një datë që ditën e premte do të mblidhet një tryezë shumë e gjerë e opozitës, shoqërisë civile dhe faktorëve të rëndësishëm shoqëror, ku do të përcaktohet edhe data, edhe qëndrimet në vazhdim ndaj Ramaduros dhe qëndrimet ndaj tij. Pra ne shkojmë në tryezë të hapur, për të dëgjuar, diskutuar me të pranishmit dhe vendosur së bashku mbi qëndrimet, protestat që do të ndërmarrim në vazhdim. Datën do të jetë ajo tryezë që do e përcaktojë se, kur do të mblidhet protesta", tha Berisha.

Të fundit