Flash News

Ditari i Opozitës

Debat në Kuvend, Berisha-Ballukut: Do të kesh fatin e Arben Ahmetajt

Debat në Kuvend, Berisha-Ballukut: Do të kesh fatin e Arben Ahmetajt

Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha akuzoi qeverinë Rama se ka  vjedhur paratë e qytetarëve shqiptarëve.  

Ndërkohë zv.kryeministra Belinda Balluku i ka replikuar duke i thënë që akuzat t'ja drejtoj SPAK-ut.

Pjesë nga debati:

Sali Berisha: Ajo zonja tejkaloi çdo lloj limiti. Abuzim i tmerrshëm me qiratë e pasurive publike, bashkë me Ministrinë e Mbrojtjes, janë 180 mln euro shpërdorime dhe del flet këtu në këtë mënyrë. Ke lexuar raporte apo jo?

Belinda Balluku: Qiratë me 1 euro i ke shpikur t’i me nismën Shqipëria një euro, madje i vure Shqipërisë një tabelë një euro. Ndaj mos eja këtu të flasësh këtu për këtë. Unë i kam mbijetuar shefit tënd dhe t’i për mua je një biskotë e butë. Nëse t’i ke akuza çojini atje ku duhet ti dërgoni. Drejtohu SPAK-ut por kam frikë se t’i nuk i drejtohesh dot SPAK.

Sali Berisha: E di përse reagoi kjo për Frida Gugalen, reagoi sepse vetë është kryegugale. Kjo është ministrja që ndan ndërtimet për të vjedhur në çdo km. Është ministrja që ndërton me 22-24 mln euro rrugën.  Të jesh e bindur ti që fatin e Arben Ahmetaj do të kesh.

Të fundit