Flash News

Ditari i Opozitës

Debat për 8 janarin, Bumçi: Basha thirri policinë kur u hap dera; Gaba: Sulmuesi po kthehet tani në viktimë

Debat për 8 janarin, Bumçi: Basha thirri policinë kur u hap

Prapaskenat e protestës së 8 janarit kanë përplasur demokratët Aldo Bumçi dhe Gentian Gaba në emisionin Politiko në Top Neës.

Sipas Bumçit, kryedemokrati Basha lajmëroi policinë sapo protestuesit hapën derën e katit të parë të selisë së PD.

Lela: Kush e thirri policinë?

Bumçi: Kur u hap dera, Basha thirri policinë e shtetit. Policia i kërkoi ta bëjë thirrjen publike. Me shpirtkazmëri Basha ia suli policinë demokratëve. Ai që i thirri demokratët në protesta, i suli policinë e i dhunoi se s’bën dot një palë zgjedhje . Ky është njeriu që e ka fik opozitën. Është peng i Ramës. Kush u cenua nga krahu tjetër. Kë ka frik ai që mbyllet në 7 blinda. Basha nuk e ka shumicën në parti.

Gaba: Në vend tu kërkosh ndjesë demokratëve bën këto deklarata. Është e turpshme, sulmuesi po kthehet tani në viktime.

 

Të fundit