Flash News

Ditari i Opozitës

Debate në këshillin bashkiak, Blushi-Veliajt: Duhej të ishe në burg

Debate në këshillin bashkiak, Blushi-Veliajt: Duhej të ishe

Me debate të ashpra po zhvillohet mbledhja në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Pasi kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur në këshillin bashkiak, këshilltari i opozitës Tedi Blushi i është drejtuar Veliajt se është hajdut dhe se duhej të ishte në burg prej kohësh.

“ Je një hajdut i fëlliqur. Je një kriminel që duhet të ishe arrestuar 4 vite më parë. Këto projekte që na sjell sot kush do t'i zbatojë? Organizata kriminale 5 D që është në burg apo një hajdut si ti që duhet të ishe sot i arrestuar?

Si mund të flasësh ti për fëmijët kur je ideatori dhe promovuesi kryesor i perversiteteve para fëmijëve të Tiranës.”

Pasi Veliaj është larguar nga mbledhja, Blushi ka pasur një debat edhe me kryetaren e këshillit bashkiak, Romina Kuko.

“Je një kukull e organizatës kriminale ‘5D’. Ne nuk mund të bëjmë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Nuk mund të dëgjojmë sot një hajdut që vjen këtu dhe largohet. Të qëndrojë të ballafaqohet me qytetaret e Tiranës.”

Të fundit